Futboll Seria A Sport

PLANI I MILANIT PËR MERKATON E DIMRIT/ “Kuqezinjtë” gati oferta për Ibrahimovic dhe…

Te Milani punojnë për ta bindur që të pra nojë sfidën e vështirë, por njëkohësisht për të marrë një përgjigje pozitive kur kontrata e tij me Los Anxhelos Galaksi të ketë përfunduar praktikisht (në fund të muajit). Ibrahimoviç mediton rikthimin në Serinë A, teksa Milani mësohet t’i këtë ofruar 6 milionë euro për 18 muajt e bashkëpunimit.

Palët do të takohen përsëri gjatë javës së ardhshme, ku do të mësohet më shumë mbi vullnetin apo pretendimet e gjigantit suedez. Me sa raportojnë mediat italiane, Maldini e Boban i kanë shprehur menaxherit të 38- vjeçarit vullnetin për ta pasur në grup që në dhjetor. Federimi i Ibrës do të ndodhte konform rregullave, pra në janar, por muaji me skuadrën do ta ndihmonte të ambientohej me shokët, e sidomos këta të fundit me prezencën e Zlatanit.

Ibra Milan

KONKURRENCA

Tjetër klub i interesuar për sulmuesin nga Malmoe është edhe Bolonja. Përmes drejtorit Valter Sabatini, bëhet e ditur se: “Ne si klub nuk kemi bërë asnjë hap drejt Zlatanit. Ai ka një raport ndërpersonal me trajnerin Mihajloviç dhe kontaktet i kanë vendosur ata. Lojtari, me të drejtë, ka kërkuar kohë të mendohet pas përfundimit të aventurës amerikane dhe vendimi i tij do të bëhet i njohur përpara fundit të muajit të ardhshëm.”

XHAKA

Pas konfliktit të hapur me tifozët, Granit Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë tek Arsenali. Vetë 27-vjeçari tha pas ndeshjes me Zvicrën se do të takonte klubin, teksa dje trajneri Emeri tha se lojtari mund të grumbullohet në ndeshjen e radhës kundër Sauthemptonit. Në rast largimi, e ardhmja e mesfushorit mund të jetë në Itali, ku Milani ka shfaqur interes.

Granit Xhaka

“SKY SPORT” konfirmon se kuqezinjtë e kanë gati formulën e transferimit, të cilën do t’ua propozojnë “Topçinjve” të Londrës, me shpresën se do arrijnë një marrëveshje. Bëhet fjalë për huazim me të drejtën e blerjes, diçka që vështirë se do të pranohet nga londinezët, të cilët në rast se e largojnë lojtarin, do të sigurohen që ta shesin përfundimisht. Në rast se nuk gjejnë një blerës të menjëhershëm, Arsenali do t’u nënshtrohet rregullave të merkatos duke mundësuar largimin e Xhakës, por mbase duke përfshirë në vend të së drejtës, detyrimin për blerjen e kartonit.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Një gol nga hiçi dhe kaos në “Air Albania”, Polonia mposht Shqipërinë dhe merr vendin e dytë

Delo.autor

Leicesteri e barazon rezultatin, ka shënuar golin Marc Albrighton (VIDEO)

Delo.autor

BASTET ONLINE/ Prokuroria e Barit: IGLI TARE dhe VËLLAI, s’janë nën hetim

Isa.Autor

Leave a Comment