Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Liverpool një makineri e frikshme, “Topçinjtë” barazojnë në fund

U luajtën ditën e sotme, gjashtë prej ndeshjeve të javës së 13-të në Premier Ligën angleze.

Liverpuli vazhdon të jetë një makineri e frikshme, teksa mposhti në transfertë me shifrat 1-2 Kristal Palasin. Sadio Mane zhbllokoi shifrat në minutën e 49-të me një të majtë të saktë nga brenda zone, por vetëm në minutën e 82-të ishte Zaha tek vendasit, që me mbrojtjen të hutuar barazoi shifrat.

Gjithsesi, ekipi i Klop nuk vonoi, dhe pas vetëm 3 minutash, në zhvillimet e një goditje këndi, shënoi edhe golin e dytë me Firminon. Kjo ishte fitorja e 12-të e të kuqve, me vetëm një barazim, dhe tani e shohin veten në kuotën e 37 pikëve në vendin e parë.

Formë fantastike vijon të ketë edhe Lestër Siti. “Dhelprat” fituan 0-2 në transfertë ndaj Brajtonit, me gola të Perez dhe penalltisë së Vardit, e tani e shohin veten në vendin e dytë, me 29 pikë.

Arsenali bëri një paraqitje zhgënjyese në shtëpi, dhe vetëm në fund arriti të barazonte 2-2 ndaj Sauthempton. Miqtë zhbllokuan shifrat që në minutën e 8-të me Ings, por vetëm 10 minuta më vonë “topçinjtë” barazuan me Lakazet. Sauthemptoni gjithsesi shfrytëzoi një penallti në minutën e 71-të, ku edhe pse iu prit goditja Uard-Prous, ai shënoi në tentativën e dytë. Teksa u duk se miqtë po arrinin të dilnin me 3 pikë nga Londra, Lakazet shënoi edhe të dytin për të barazuar shifrat, vetëm në minutën e 96-të të ndeshjes. Më poshtë, rezultatet e plota dhe renditja në Premier Ligë.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid nuk e do më, Beckham i hape dyert e Inter Miami-t mbrojtësit…

Delo.autor

“PROBLEME” NË HORIZONT/ Vjen ultimatumi për Ronaldon, ka 15 ditë kohë për të marrë masa

Delo.autor

SURPRIZON BROJA/ Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në stërvitje me Çelsin dhe prek topin pas 3 muajsh

F.autor

Leave a Comment