Futboll Seria A Sport

PSG GATI PËR TË “RRËMBYER” RONALDON? Super pagë dhe 100 mln euro për Juventusin plus…

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi. Portugezi kohët e fundit ka pasur pakënaqësi, ndërkohë që nga Spanja një ditë më parë raportohej se nëse bardhezinjtë nuk fitojnë Champions League, atëherë sulmuesi mund të shitet.

Nisur zërat e ditëve të fundit, që flasin edhe për një raport jo të mirë me trajnerin Mauricio Sarri, së fundmi po qarkullojnë të tjera thashetheme.

“Don Balon” vijon me lajmet e bujshme, teksa raporton se për Cristiano Ronaldon interesohet PSG.

Francezët po bëjnë gati një ofertë dhe thuhet se do të japin për kartonin 35-vjeçarit shumën e 100 milionë eurove. Kjo shifër normalisht që do ta kënaqte klubin italian.

Nga ana tjetër ata kanë menduar të bindin edhe sulmuesin portugez, teksa i ofrojnë shumë e 45 milionë eurove. Ronaldo do të ishte lojtari më i paguar në planet dhe normalisht kjo e stimulon atë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të konkretizohet, pasi në këtë periudhë zërat e merkatos janë të shpeshtë dhe përgjithësisht më së shumti bëhet zhurmë.

Related posts

“DËMTIMI”/ ​Mbappe zbulon bisedën me Neymarin në Whatsapp për ndërhyrjen e ashpër të Cavanit

Isa.Autor

NË DILEME/ Mediat gjermane e bëjnë të kryer, ja ku pritet të transferohet MAVRAJ

Isa.Autor

U MUNDËN TURPSHËM ME NAPOLIN/ CONTE kthehet sërish në radarin e MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment