Futboll Sport

RUMMENIGGE SHUAN DYSHIMET/ Ja kush do ta drejtojë Bayern Munich

Pavarësisht emrave që qarkullonin, Bayern Munich e ka gjetur në kampin e saj zëvendësuesin e Nico Kovac .

Bëhet fjalë për Hans Flik, i cili me fitoren e arritur në Ligën e Kampioneve dhe asaj në kampionat ndaj Dortmund 4-0, duke se i ka bindur drejtuesit e klubit bavarez.

Këtë gjë e konfirmon dhe Karl Heinze Rummenigge në një deklaratë për mediat pas ndeshjes ndaj Dortmund.

Rummenigge shprehet se Flix e kaloi vijën e finishit më nota maksimale.

“Ne do të vazhdojmë me Hansi Flik deri në një njoftim të dytë. Ai tha para sfidës se këto dy ndeshje ishin vija e finishit. Ai e kaloi sot vijën e finishit me nota maksimale dhe tani ne do të vazhdojmë me qetësi me të në drejtim”, deklaroi Rumenige.

“Ne jemi të lumtur se si u paraqitëm sot. Kjo shihej nga tifozët të cilët u argëtuan dhe përshëndetën ekipin me një ovacion kur doli nga fusha pas fitores”, shpjegoi Rumenige duke treguar se të gjithë tani ishin të bindur nga mënyra se si Flik kishte arritur të kthente skuadrën te rezultatet, por sidomos loja bindëse.

Related posts

Shembet ura në XHENOA/ Ja reagimet e skuadrave italiane pas kësaj tragjedie (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja dita e prezantimit të Hazard me fanellën e Real Madrid

Delo.autor

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Ja momenti kur trajneri dhunon gjyqtarin dhe arrestohet pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment