Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-FRANCË/ Tifozët “kuqezi” mbërrijnë në stadium… 6 orë para

Sonte në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit do të inaugurojë stadiumin e ri përballë kampionëve të botës, sfidë që mbyll edhe ndeshjet në grupin ‘H’ të eliminatoreve.

Kuqezinjtë nuk do të kenë presion e rezultatit, pasi shpresat për kualifikim u shuan që në Turqi, por sonte do të tentojnë që ta nisin me këmbën e mbarë në stadiumin e ri. Por, 90′ nuk do të jenë të lehta, kur mendon se përballë do të jenë as më pak dhe as më shumë, por kampionët e botës.

Ndonëse ka edhe 6 orë nga nisja e ndeshjes Shqipëri-Francë, e para në ‘Air Albania Stadium’, kurioziteti i ka shtyrë tifozët që të mbërrijnë në stadium.

Me flamurin shqiptar disa bëjnë foto, disa të tjerë shohin me kureshtje ambientin rreth stadiumit, por të gjithë janë aty për një qëllim: që të mbështesin skuadrën e zemrës, kombëtaren kuqezi.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Alaves. Rezultati 1-2

Delo.autor

BEFASON PSG/ Klubi francez mohon INTERESIMIN për yllin e TOTTENHAM

Isa.Autor

Zidane e përsërit: S’e imagjinoj Real Madridin pa Cristiano Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment