Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRIA INAGURON STADIUMIN E RI ME HUMBJE/ “Gjelat” kakarisin në folenë e shqiponjave

Franca ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 0-2, në sfidën inauguruese të stadiumit të ri Kombëtar. Një përballje historike, teksa vlen të theksohet atmosfera elektrizuese në shkallët e stadiumit. Plot 22 mijë tifozë, mbështetën djemtë kuqezinj përballë kampionëve të Francës.

Vetëm 9 minuta zgjati baraspesha e sfidës, pas Toliso goditi saktë nga brenda zonës, duke kaluar në epërsi skuadrën e Deshamp. Për golin e dytë mendoi futbollisti i Barcelonës, Grizman, i cili nuk fali nga brenda zonës.

Një pjesë e parë e dominuar nga kampionët e botës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kuqezinjtë bënë një paraqitje dinjitoze, duke provuar të shënojnë, por pa sukses.

Related posts

“TA PRES FYTIN”/ Kërcënimi i rëndë i trajnerit serb bën xhiron e internetit (VIDEO)

Delo.autor

Vinicius: Do të luaj me ekipin më të mirë në botë

Sadik.Autor

Klopp: Po të them çfarë mendoj, do të paguaja gjobën më të lartë në historinë e futbollit

Q.Autor

Leave a Comment