Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ “Tifozat Kuq e Zi” ofrojnë ndihmë, ja nisma e tyre (FOTO)

Shqipëria u trondit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë. Epiqendra sipas institutit sizmologjik ka qenë afër Shijakut ndërkohë që tronditje të fuqishme janë ndjerë në Durrës, Krujë, Tiranë dhe Lezhe. Pasoja më të rënda kanë qenë në Durrës dhe Thumanë, ku janë regjistruar edhe viktima nga shembja e disa pallateve.

Në ditë të tilla, natyrisht që mbështetja dhe solidarizimi i qytetarëve duhet të jetë i pakushtëzuar. Tifogrupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kanë shprehur mbështetjen duke i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë teksa iu kanë bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen me këtë nismë.

“Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura. Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt ëëë.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit.

Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit.

TKZ

 

 

Related posts

Ja përse dështoi transferimi i Bale në United

Sadik.Autor

NË TRE JAVË NUK KA MARRË ASNJË PIKË/ Kërcënohet nga tifozët presidenti i klubit të Serie A… (FOTO)

Delo.autor

PRISHET “MAKTHI” I BARAZIMEVE/ Egnatia mposht me përmbysje Kastriotin në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment