Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA ME GJEST TË MADH/ “Bardheblutë” publikojnë pamjet nga momenti kur ndihmuan të prekurit e tërmetit (VIDEO)

Tërmeti i fortë që preku Shqipërinë , i cili shkaktoi dëme të shumta dhe dhjetëra të vdekur, bëri që shumë njerëz të merrnin nisma për t’iu ardhur në ndihmë të  prekurve.

Nuk mund të rrinin indiferent as klubet e futbollit, të cilat njëkohësisht erdhën në ndihmë të të prekurve. Një nga këto klube ishte edhe Tirana, të cilët që në ditën e parë hapën dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” duke ngritur çadra aty. Bardheblutë gjithashtu ofruan edhe ndihma me veshje apo edhe ushqime, për njerëzit në nevojë.

Ekipi kryeqytetas nëpërmjet “Facebook” ka postuar një video, ku ka treguar të gjitha momentet, nga fillimi kur hapën stadiumin për të prekurit, deri te momenti kur shpërndanë ndihmat.

Një gjest ky i madh nga Tirana, të cilët nga momenti i parë i kanë ardhur në ndihmë familjeve në këtë moment të vështirë.

Për më shumë shikoni videon:

#HumanizëmBardheblu

Gepostet von KF Tirana am Freitag, 29. November 2019

Related posts

JUVENTUS-LAZIO/ Strakosha NDAL Ronaldon, por jo Pjaniç dhe Mandzukiç

Isa.Autor

E çuditshme në Spanjë, gjyqtari “plaçkiste” lojtarët!

Sadik.Autor

SKANDAL NË AMERIKË/ Gushte, shkelma dhe fyerje, sportisti i njohur përfshihet në sherrin masiv (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment