Futboll Sport

U THA SE NUK DO TË THËRRITET ASNJËHERË TEK KOMBËTARJA/ Benzema i kthehet presidentit: Vendimet i marr unë, më lër të luaj për…

Karim Benzema po bëhet shumë kohë që nuk thirret me kombëtaren e Francës, pavarësisht formës së mirë që po kalon tashmë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i mbylli përfundimisht dyert e kombëtares sulmuesit. “Ai është një lojtar shumë i mirë, nuk kam asnjë dyshim për cilësitë e tij. Te Reali ai dëshmon se është një nga lojtarët më të mirë në roli e tij, por aventura e tij me Francën ka përfunduar.”, u shpreh Noel Le Gret.

Nuk ka munguar as përgjigjja e futbollistit, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka thënë se vendos ai vetë se kur do ta mbyllë me kombëtaren. “Noel, mendoja se ti nuk ndërhyje në vendimet e stafit teknik. Duhet të dish diçka, që vetëm unë mund t’i jap fund karrierës me kombëtaren.

Nëse mendoni se aventura ime aty ka përfunduar, atëherë më lër të luaj për një nga kombëtaret që kam marrë ftesën dhe e shohim pastaj.”, shkruan Benzema.

Related posts

URREJTJA SERBE NUK NDALET ME FUTBOLLISTËT SHQIPAR/ Ja çfarë shkruajnë për Granit Xhakën pas incidentit (FOTO)

Delo.autor

TRE FRANCEZË NË GARË PËR NJË VEND NË FUSHË/ Juventus kërkon për sezonin ardhshëm liderin…

Delo.autor

Pavarësisht dëmtimeve të shumta, Zidani e lë në shtëpi Dani Ceballos – rikthehet Marcelo

Q.Autor

Leave a Comment