Futboll Seria A Sport

ZANETTI THUR ELOZHE PËR YLLIN E NAPOLIT/ Ja plani për talentin e Serisë A në merkaton e janarit

Havier Zaneti ndodhet në Meksikë për të marrë një çmim simbolik për karrierën e tij dhe në një intervistë për mediat meksikane i thuri elozhe lojtarit të Napolit, Lozano.lozano

Zëvendëspresidenti i Interit thotë se Lozano ka kualitet, por i duhet pak kohë për t’u ambientuar. Deklarata këto që mund të lidhen me një interesim të mundshëm të zikaltërve për lojtarin e Napolit. “Lozano ka kualitet dhe kjo duket. Sigurisht që i duhet pak kohë për t’u përshtatur me futbollin italian”, ka thënë mes të tjerash Zaneti.

Dejan Kulusevski është lojtari që i ka mahnitur të gjithë në Serinë A. Mesfushori i Parmës pëlqehet nga Interi dhe drejtuesit duan që ta afrojnë në merkaton e janarit. 20-vjeçari nuk është lojtari që kërkon Konte për të rritur cilësinë në skuadër, por shihet si një goditje për të ardhmen.

Interesimi i të tjerëve do të jetë i madh dhe merkatoja për të do të jetë e madhe. Mirëpo, Marota kërkon ta djegë konkurrencën që në janar duke përfituar nga raporti i shkëlqyer që ka me skuadrën e Atalantës (e cila është zotëruese e kartonit të tij). Për lojtarin ka folur trajneri i Parmës D’Aversa, i cili thotë se Konte nuk mund të rregullojë skuadrën e tij duke prishur planet e Parmës.

Related posts

“EURO 2020″/ Dëmtimi i rëndë në fushë, Spinacola shpërthen në lot. Mancini humbet yllin e “Azzurrëve” (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUSI GJEN FIRMËN/ Ja kur vjen Ramsei nga Arsenali. Rroga është… e frikshme

Delo.autor

Botërori i shahut në Durrës, 8-vjeçari me baba shqiptar dhe nënë kroate përfaqëson Gjermaninë

Sadik.Autor

Leave a Comment