Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Rrëfen ish-mbrojtësi i Juventus: Isha shumë afër transferimit tek ekipi i Serie A…

Milani transferoi disa lojtarë në merkaton e verës, teksa afroi futbollistë pothuajse në çdo repart.

Një nga repartet ku drejtuesit kuqezi punuan shumë për të gjetur një lojtar, ishte mbrojtja ku kontaktuan shumë futbollistë. Pas shumë tentativave me lojtarë të ndryshëm, italianët në fundin e merkatos transferuan nga Flamengo, Leo Duarte.

Një nga lojtarët me të cilët “Djalli” ka pasur kontakte, ka qenë edhe ish-mbrojtësi i Juventusit, Med’hi Benatia. Diçka të tillë e ka pranuar vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, ka thënë se ishte shumë afër kuqezinjve në verë. “ Roma më kërkoi në skuadër, kur Masara ishte ende atje, më pas ai kaloi te Milani.

Edhe kuqezinjtë më kërkuan me çdo kusht në ekip. Unë isha shumë afër transferimit te Milani në verë, por një marrëveshje nuk u arrit.”, u shpreh Benatia.

Related posts

NDODH NË KILI-ARGJENTINË/ Gjyqtarët anësor në vend të flamujve përdorin… jelekë (VIDEO)

Delo.autor

Njihuni me golashënuesit më të mirë në Premier League (FOTO)

Q.Autor

E bujshme, sulmuesi i klubit italian transferohet tek Bylisi në Kategorinë e Parë

Q.Autor

Leave a Comment