Futboll Kategoria Superiore Sport

“BESOJ TEK FITORJA E TIRANËS NË AIR ALBANIA“/ Flet mesfushori Hasani para derbit: Më vjen keq që…

Edon Hasani do të jetë një nga mungesat e mëdha të Tiranës, në këtë derbi ndaj Partizanit. Para fillimit të ndeshjes është shprehur se do donte t’i përjetonte në fushë këto emocione.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ekipin në këtë ndeshje, por kam besimin se do ndryshojë situata. Presori e ka përgatit shumë mirë ndeshjen, edhe pse kemi kungesa. Atmosfera ka qenë shumë e mirë gjatë javës dhe besoj te fitorja”, shprehet Hasani.

Më tej ai shton: “Jam futur i dëmtuar në ndeshjen me Kukësin dhe futbolli i ka të tilla gjëra, më vjen keq sepse këto emocione doja t’i përjatoja në fushë, por jam i sigurt që çunat do bëjnë më të mirë,. Është shumë e rëndësishme të fitohet sot. Derbi i fundit është fituar në këtë stadium, jemi disi supersticioz”.

“Më vjen keq për trajnerët e larguar. U munduan të bënin punë të mirë. Në qoftë se fitohet sot, presor Egboja e meriton t’i jepet një shans për 2 ndeshjet e mbetura”, përfundon lojtari bardheblu.

Related posts

“BONUCHI DHE CHIELLINI DY DINOZAURË”/ Lippi: Ky Juventus e thyen PSG-në

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Egnatia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 1-1

Delo.autor

LUFTA NË UKRAINË/ ITF anullon të gjitha turnetë në Rusi, tenistja ukrainase dhuron premion e fituar

Delo.autor

Leave a Comment