Futboll Sport

ÇUDIA VJEN NGA KAMPIONATI AUSTRIAK/ Portieri hutohet nga skema e kundërshtarit, shikoni golin që pëson (VIDEO)

Salzburgu mposhti me rezultatin 5-1 Tirolin ditën e djeshme në kampionatin austriak, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë ndeshjes. Në minutën e 81’, Salzburgu shënoi golin e pestë, i cili ishte me të vërtetë i veçantë.

Vendasit kishin fituar një goditje dënimi në afërsi të zonës kundërshtare, dhe skema e përdorur aty ishte me të vërtetë fantastike, aq sa hutoi edhe portierin. Ky i fundit u gjet i papërgatitur, për shkak se drejt topit  u nisën 4 futbollistë, duke e mashtruar atë.

Në këtë situatë Osuald pësoi një gol qesharak, i cili i kaloi poshtë këmbëve, dhe tashmë ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

Related posts

ISH-LEGJENDA E ARSENALIT/ Paul Merson: Ai ka transformuar “Topçinjtë”, është një lojtar që…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Turneu nga shtëpia: faqja e famshme “fton” edhe tre shqiptarë ndaj yjeve të Europës!

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Rayo Vallecano. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment