Futboll Sport

ÇUDIA VJEN NGA PANUCCI/ Ish-trajneri i Kombëtares i kërkon FSHF 57 mijë euro për…

Kërkesat e Kristian Panucit ndaj Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të futbollit nuk kanë fund. Prej pak ditësh ish-trajneri i kombëtares ka paraqitur një kërkesë tjetër të çuditshme, duke kërkuar bonuset e fitoreve apo barazimeve të arritura nga skuadra jonë përfaqësuese nën drejtimin e trajnerit Edi Reja.

Po pikërisht kështu, Kristian Panuci i kërkon FSHF 57.000 euro bonuse për rezultatet e arritura në eliminatoret e kampionatit europian, ku ai zhvilloi vetëm ndeshjen me Turqinë dhe u mund 2-0, rezultat që solli shkarkimin e tij pasi bilancet e tij ishin në përkeqësim.

Në 15 ndeshjet që ai drejtoi ekipin kuqezi, rregjistroi 4 fitore 2 barazime dhe 9 humbje. Në mbyllje të Ligës së Kombeve pas humbjes 4-0 me Skocinë në Shkodër Kristian Panuccit ju dha një tjetër mundësi për të provuar të kthejë situatën në favor me eleminatore e Europianit, jo vetëm rezultatet që nuk erdhën, por as ambienti brenda ekipit nuk arriti të shuante tensionet që vetë trajneri krijonte.

Kjo mundësi e dytë, ashtu si edhe e para që FSHF i dha Panuccit për herë të parë në karrierë të drejtonte një ekip kombëtarë, mori si shpërblim nga ana e italianit një refuzim dorëheqjeje, që do të thotë një kosto extra që Federata duhet të merrte përsipër për shkarkimin e Panucit dhe marrjen e trajnerit të ri.

20.000 euro në muaj ka marre Kristian Panuci nga FSHF deri në muajin nëntor të këtij viti, pasi u shkarkua më 23 mars. Dhe vetëm një muaj më pas, ka dërguar në federatë një kërkesë që përveç pagës që e ka marrë njësoj si Edi Reja, tashmë kërkon të marrë edhe bonuset për sukseset e arritura prej trajnerit Reja.

Related posts

Juventus “gjunjëzon” Milan-in dhe nis “arratisjen”

Sadik.Autor

ZBARKOI NË MILANO/ Ja kur do të prezantohet Ibrahimovic tek “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Lajm i mirë për Skënderbeun, Soue larg Kievos. Ja plani i italianëve për sulmuesin

Sadik.Autor

Leave a Comment