Futboll Seria A Sport

DËSHTIMI NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Ja plani Ronaldos me Juventus për 2020

Fabio Paratici dheJorge Mendes kanë konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë tek Juventus deri në fundin e kontratës së tij.Portugezi, gjithsesi, është dukur shumë i pakënaqur pas humbjes së pësuar në Superkupën e Italisë kundër Lazio-s dhe Corriere dello Sport ka analizuar situatën e tij:

“Objektivi është që viti i ardhshëm të jetë viti i tij, ai në të cilin do të fitojë për herë të gjashtë Topin e Artë dhe mund t’ia dalë vetëm nëse do të bëjë një Champions të madhe me Juventus-in dhe një Europian super me Portugalinë”, shkruan e përditshmja italiane.

“I ka vënë qëllim vetes të fitojë dhe të shënojë, pa ndryshuar skuadër sepse në Torino është u lumtur dhe ka edhe dy vite e gjysmë në kontratë. Siç ka siguruar menaxheri i tij, Jorge Mendes, CR7 nuk mendon për një lamtumirë nga Italia dhe në finalet e ardhshme që do të luajë me bardhezinjtë, rezultati duhet të jetë i ndryshëm nga ai i Riyad-it”.

Related posts

BASTET ONLINE/ Prokuroria e Barit: IGLI TARE dhe VËLLAI, s’janë nën hetim

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenali do të ketë një ekip me vlerë 521 milionë euro nëse…

Delo.autor

“Puç” në Barcelona-Totenhem/ Interi i Spaletit frikësohet edhe nga… të rinjtë

Isa.Autor

Leave a Comment