Futboll Gossip Sport

“DO TË BËHEM BABA”/ Taulant Xhaka rrëfen lumturinë e jetës: Uroj të vijë si dhurata e ditëlindjes…

Taulant Xhaka nuk është shumë i pranishëm në media. Edhe në Zvicër, mesfushori dhe shpesh kapiteni i Bazelit, shfaqet rrallë para mikrofonit. Mirëpo, së fundmi ka një lajm të madh që ka dashur ta ndajë, kënaqësia e të cilit është ndër ato më të mëdhatë në jetë.

Xhaka Tau

“Do të bëhem baba”, ka thënë me kënaqësi, edhe më të madhe sesa të shënimit të një goli, Taulant Xhaka për “Blick”. 28-vjeçari, i martuar me bashkëshorten e tij Arbnora, janë në pritje të një tjetër anëtari që t’u shtohet në familjen e tyre. “Unë nuk kam shumë dëshirë që të jem në qendër të vëmendjes. Po presim të bëhemi me një djalë”, ka vijuar futbollisti i Kombëtares shqiptare.

Bashkëshortja e tij është në muajin e gjashtë të pritjes. “Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit dhe asaj që na kanë treguar mjekët, djali do të lindë në muajin mars. Unë e kam ditëlindjen më 28. Ku i dihet, shpresoj të lindë në atë ditë”, ka treguar duke qe shur dhe me gëzim futbollisti.

Taulant Xhaka do behet baba

Taulant Xhaka është duke bërë një sezon pozitiv në fushën e lojës, teksa shpesh luan me shiritin e kapitenit te skuadra helvete, e cila është rikthyer pretendente për titullin pas disa sezoneve negative.

Jo vetëm kaq, por edhe garon për Kupën e Zvicrës si dhe është një nga ekipet që synon të shkojë më tej sesa vetëm faza e grupeve në Europa Ligë. Krahas suksesit brenda fushës së lojës, futbollisti kuqezi po kalon edhe lumturi dhe gëzime në familjen e tij.

Related posts

NJERIU I MOMENTIT NË SERIE A/ Juventusi i gëzohet Kean me numra “alla Balotelli”, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

HUMBËN DERBIN/ Skuadra, Halili dhe Ze Maria: Tifozëve u ka ardhur në majë të hundës

Isa.Autor

DEKLARATA PARA NDESHJES ME SOUTHAMPTON/ Klopp: Ja arsyeja që luftoj për titullin e Premier

Delo.autor

Leave a Comment