Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ibrahimovic prezantohet me 16 dhjetor tek skuadra e zemrës…

Zlatan Ibrahimovic pasi i dha lamtumirë aventurës së tij në kampionatin Amrikan të futbollit më skuadrën e Los Angelos Galaxy po përpiqet të nënshkruaj me një skuadër në futbollin Europian.

Shumë skuadra interesohen për të, teksa kohët e fundit thuhet se sulmuesi është pranë rikthimit te Milani, aty ku luajti për dy sezone, mes 2010 dhe 2012. Madje anglezët e “Telegraph” e bëjnë fakt të kryer, kalimin e suedezit te “Djalli”. Sipas këtij raporti Ibra e ka marrë vendimin e për të ardhmen e tij, dhe ka vendosur të rikthehet te Milani.

Sipas medias britanike Zlatan mund të prezantohet në 16 dhjetor, kur është edhe 120 vjetori i klubit kuqezi. Milani është duke zhvillua një sezon larg pritshmërive ku pozicionohet në vendin e 11 në Serie A me 17 pikë në 14 javë kampionat.

Related posts

RUSI 2018/ Senegal-Kolumbi, barazimi mjafton për afrikanët

Sadik.Autor

SHRYNË MORATA/ Çfarë situate E NDYRË, ta shihja Botërorin nga televizori

Isa.Autor

Transformimi i Skënderbeut/ Ja si do të jetë formacioni i Shehit për sezonin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment