Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Barcelona ankohet në Federatë për arbitrimin, ja shkaku

Secili flet për “plagët” e veta dhe Barcelona është e rebeluar për vendimet e arbitrit në ndeshjen kundër Real Sociedadit. Presidenti Jozef Maria Bartomeu ka vendosur që t’i dërgojë një letër presidentit të federatës, Luis Rubiales, për t’u ankuar rreth keqmenaxhimit të VAR-it në një penallti të munguar për Xherard Pikenë.15763507922168

Barcelona ka qenë një nga skuadrat që ka trumbetuar me të madhe aplikimin e teknologjisë në futbollin spanjoll dhe mendonte se ajo do të përmirësonte vendimet e futbollit. Mirëpo ata duan që teknologjia të përdoret ashtu si duhet dhe të aplikohet gjithmonë. “Ne besojmë në mënyrë radikale te VAR-i. Është diçka shumë e rëndësishme për të ndihmuar arbitrat dhe për të ulur shkallën e gabimit të tyre. Është e rëndësishme që VAR-i po funksionon, por me kalimin e kohës duhet perfeksionuar. Ne duhet të bashkëpunojmë me arbitrat”, thoshte dikur Jozef Vives, drejtor i katalanasve.

Por sot që flasim kanë kaluar disa muaj dhe Barcelona ngre zërin kundër VAR-it dhe mënyrën se si zbatohet protokolli në fushën e lojës. Në ndeshjen mes Sociedadit dhe katalanasve pati një rast shumë të diskutueshëm për penallti kundër Pikesë, pasi mbrojtësi i Barcelonës u mbajt në zonë. Lojtarët protestuan në fushë, por rrezikuan që të ndëshkoheshin edhe me kartonë të kuq.

Mesfushori Buskets, i cili është kapiteni i dytë i Barcelonës shprehu zhgënjimin dhe habinë që VAR-i nuk njoftoi arbitrin për gabimin që bëri në fushën e lojës. Ky rast është diskutuar shumë sepse është thuajse i ngjashëm me penalltinë e Sociedadit dhe Barcelona akuzon se arbitri veproi me dy standarde. Kjo polemikë vjen vetëm pak ditë përpara “El Clasico”-s mes Barcelonës dhe Realit të Madridit dhe duket se do ta nxehë akoma më shumë këtë ndeshje.

Nuk është hera e parë që një skuadër në Spanjë dërgon letër në federatë për t’u ankuar rreth arbitrimit, sepse edhe Reali i Madridit e ka bërë diçka të tillë një vit më parë. Pritet që supersfida në “Camp Nou” të jetë akoma më e bukur dhe më e luftuar mes dy skuadrave, të cilat duan patjetër që ta fitojnë për të treguar se cila është më e forta e kampionatit.

Related posts

BËN GJESTIN E MADH/ Igli Tare rikthehet në origjinë, dhuron bazë materiale për ekipin e Tepelenës

Delo.autor

ISH-ZV. PRESIDENT I KLUBIT TË SUPERIORES/ Kush është biznesmeni që u kap me armë dhe çantën plot me para

Delo.autor

NUK HEQ DORË NGA SUPER LIGA/ Milan: Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni…

Delo.autor

Leave a Comment