Futboll Sport

GODITJE E RËNDË PËR RUSINË/ Përjashtohet nga Botërori i 2020-ës

Rusia ka marrë një goditje të madhe, pasi është përjashtuar për katër vite nga të gjitha aktivitetet e mëdha sportive, nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut.

Kjo gjë do të thotë se Rusia nuk do të marrë pjesë as në Olimpiadën e Tokios verën e ardhshme dhe as në Botërorin e Katarit në vitin 2022.

Sportistët që do të arrijnë të vërtetojnë se nuk janë prekur nga skandali i dopingut do të lejohen të garojnë, por me një flamur tjetër, siç raportojnë mediat e huaja.

Ky vendim u mor në Lozanë të Zvicrës, dhe Rusia u shpall fajtore për manipulimin e të dhënave laboratorike që iu dorëzuan hetuesve. Rusia normalisht që do të ketë mundësinë të apelojë vendimin.

Related posts

“DO KISHTE DITELINDJEN”/ Luis Enrique prek me dedikimin për vajzën: Kudo të jesh, të puth e dashur

F.autor

“ASNJËHERË NUK VRAPUAR 21 KILOMETRA”/ Luiza Gega triumfon në Maratonën e Shkupit, më pak garues për shkak të…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja dy lojtarët që do të sakrifikojë Inter për “Jashtëtokësorin”…

Delo.autor

Leave a Comment