Futboll Sport

HIGUAIN DHE ICARDI NDAJNË VENDIN E DYTË/ Ja kush e kryeson listën e golashënuesve të kësaj dekade në Serie A

Viti 2019 është drejt mbylljes dhe tashmë hidhen sytë nga statistikat, përsa i përket dekadës së fundit në kampionatin italian.Di Natale

Faqja e njohur e statistikave në Itali, “Opta” ka publikuar ditën e sotmë listën me 10 futbollistët që kanë shënuar më shumë gola në dekadën e fundit në Serie A.

Lista kryesohet nga një legjendë e Udinezes, siç është Antonio Di Natale, i cili ka shënuar 125 gola. Ky i fundit ndonëse nuk ka luajtur për ekipe të mëdha, përsëri ka arritur të vendosë rekorde të ndryshe, me klubin që i kushtoi gjithë karrierën e tij.

I dyti renditet Gonzalo Higuain, i cili gjatë karrierës me Napolin, Milanin dhe Juventusin, ka shënuar gjithësej 121 gola. Të njëjtën shifër golash ka edhe sulmuesi tjetër argjentinas, Mauro Ikardi, i cili në verë u largua nga Interi për të kaluar  te PSG-ja.imobile

Në vendin e 4- renditet sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile, i cili ka arritur shifrën e 116 golave. Lista vazhdon me, Kulaiarelën me 109 gola, Mertens me 88 gola, Kavani me 87 gola, Palasio me 85 gola, Iliçiç me 79 gola dhe Dibala me 78 gola.

Related posts

E BUJSHME/ Dalin pamjet, Messi mbërrin në Barcelonë me 15 valixhe mes thashethemeve për rikthimin në Camp Nou

F.autor

BOLOGNA-MILAN/ “Kuqezinjtë” kërkon me çdo kusht fitoren për të qëndruar në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Humbja me Luftëtarin, Gjoka merr përgjegjësitë, por ja çfarë ndodh

Sadik.Autor

Leave a Comment