Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBI MIKUN NGA TËRMETI/ Ish-trajneri i Laçit rrëfen tmerrin: Sikur dikush më kishte shkulur…

Një nga personat që përjetoi në Shqipëri tërmetin, ishte edhe Besnik Prenga, ish-trajner i Laçit dhe një emër i njohur për Superioren, që tashmë bën rolin e skautit për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

Prenga gjendej të hënën e 25 nëntorit në Shqipëri, ku ishte i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit, bashkë edhe me drejtorin e akademisë së Lokomotivës, Juriç Çabraj.

Mëngjesin e së martës ata do niseshin drejt Zagrebit, por tmerri ndodhi në orën 4 të mëngjesit. “Nuk dinim çfarë të bënim. Dhomat tona ishin në katin e tretë të hotelit, dhe gjithçka po dridhej në mënyrë të tmerrshme. Ndërtesa po lëkundej me zhurmë të madhe. Duhej një minutë që të qetësohej, por ai minutë dukej si pafundësi për ne. Horror! Sapo u tundëm, kishte edhe disa tërmete të vogla më pas. Kur u qetësua, dolëm jashtë me shpejtësi, dhe qëndronim para ndërtesës, për të mos u kthyer më brenda” – tregoi fillimisht Prenga për ‘Sport News’.

prenga

Tekniku shpjegoi si njerëzit ishin jashtë dhe në panik: “Kishte shumë femra dhe fëmijë që bërtisnin, burrat po mundoheshin t’i qetësonin, por frika dhe paniku ishte më e madhe se çdo gjë. Disa ishin të veshur, disa gjysmë të zhveshur. Me pizhame apo rrobat e gjumit, njerëzit u larguan nga shtëpitë dhe dolën në rrugë. Rrugët e qytetit ishin plot me njerëz si të ishte mesi i ditës dhe jo ora katër e mëngjesit. Çfarë ndjenje e tmerrshme. Aty ndihesh kaq i pashpresë, është e vështirë të përshkruash momentet e panikut dhe frikës.

Ai më pas shpjegoi se një nga miqtë e tij kishte mbetur i vdekur në Durrës pas kësaj tragjedie, bashkë me gruan dhe dy fëmijët, duke shuar kështu një familje të tërë. Prenga e kishte telefonuar mikun e tij nga Tirana, por në telefon përgjigjej vetëm sekretaria. “Isha i tronditur kur mësova lajmin e trishtë për mikun tim dhe familjen e tij, sikur dikush të më kishte shkulur një pjesë nga trupi im” – rrëfen Prenga.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Armando Broja dhe Balaj shënuan, por ja kush vlerësohet më mirë… (FOTO)

Delo.autor

PERISIC DREJT LARGIMIT/ INTERI shënjestron zëvendësuesin e kroatit: Një ëndërr, dy ide

Isa.Autor

SUKSESI NË MIQËSOREN NDAJ TEUTËS/ Ilir Daja: Ekipi më bindi, por duhet të jemi gjithnjë kështu

Delo.autor

Leave a Comment