Futboll Shqipëri Sport

JO VETËM DERBIN/ “Air Albania” përgatitet të presë një tjetër ndeshje mes pretendentësh

Stadiumi “Air Albania” priti për herë të parë një ndeshje të Kategorisë Superiore. Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ishte kryendeshja e javës së 15, aty ku bardheblutë arritën të fitonin me rezultatin 1-2 duke inauguruar në mënyrën më të mirë stadiumin. Ndeshja shkoi e qetë dhe pa probleme megjithatë disa stola mbetën të thyer në stadium.

Por, pavarësisht thyerjes së stolave, “Air Albania” mund të mirëpresë një tjetër ndeshje të Superiores. Me shumë gjasa, ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit do të luhet në stadiumin e ri. Dy skuadrat luajnë në javën e parë të fazës së tretë që hap në këtë mënyrën edhe gjysmën e dytë të kampionatit.

Kjo pritet të miratohet nga FSHF në javët në vijim pasi fillimisht skuadrat duhet të mbyllin edhe këto javë që kanë mbetur ku dy ndeshje do të luhen në dhjetor dhe java e fundit e fazës së dytë do të luhet në janar. Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit, është planifikuar rreth datës 26 janar të zhvillohet. /VipSport.al/

Related posts

Shpërthen ish-futbollisti i Vllaznisë: Hiqini ato fanella, mos dilni më në qytet

Sadik.Autor

BEFASON Pogba: Unë jam gati italian…, më shumë se Balotelli!

Isa.Autor

ZYRTARE/ Sevilla blen Suso nga Milani! Zbulohen detajet e kontratës së re

Delo.autor

Leave a Comment