Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA E GJITHË EUROPA/ Askush nuk ka shënuar sa ai në këtë moshë, Lautaro një “xhevahir”

Më 22 gusht 1997, kur Lautaro lindte në Bahia Blanka dhe në familje vetëm babai, ish-futbollist, mund të ëndërronte për djalin një të ardhme prej kampioni, tek Interi prej pak javësh kishte zbarkuar një tjetër sulmues me numrin 10, brazilian, i quajtur Ronaldo, 21 vjeç, po aq sa ç’ishte vitin e kaluar argjentinasi.

Këtu përfundojnë ngjashmëritë, të jetë e qartë. Por fakti që diçka zikaltër ekziston në ADN-në e “Demit”, ndoshta mund të shpjegohet edhe kështu. Sigurisht, Ronaldo ishte diçka tjetër, u zyrtarizua me bujë të madhe. Ndërsa Latuaro është sot një fishekzjarr i shpërthyer, pjesërisht i pritur, por për shumë aspekte befasues.

Është, përfundimisht, lojtari i skuadrës së Interit që ka më shumë vlerë nga ata në organikë: përpara klauzolës prej 111 milionë eurosh askush nuk qesh më. “Megjithëse për momentin nuk kemi nevojë ta blindojmë, – është shprehur administratori i deleguar zikaltër Xhuzepe Marota.

– Është një djalosh i zgjuar, mirënjohës kundrejt Interit. E di çfarë konsiderate kemi për të dhe pers pektivën e rritjes që gëzon me ne. Dhe me siguri Interi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij”. Fjalë të përsëritura nga drejtori sportiv Piero Auzilio: “Problemi ‘Lautaro’ nuk ekziston”.

ASKUSH SI AI – Vërtet, por deri në njëfarë pike. Lautaro është një problem i vërtetë, por për mbrojtjet kundërshtare. Që Barcelona, mes të tjerave, e ndjek, është në rendin natyral të ngjarjeve. Asnjë lojtar tjetër me vitlindje 1997 mes pesë kampionateve kryesore të Europës nuk numëron 13 gola sezonalë si ai. Për të arritur në ato shifra, duhet kërkuar mes kartave të identitetit më të konsumuara.

Milan vs Inter - Campionato di calcio Serie A TIM 2018/2019

Lautaro është pjesë e një rrethi të ngushtë: brenda mund të gjesh Haland të Salcburgut, Abraham të Çelsit, Ansu Fati të Barcelonës, Malen të PSVsë, Osimhen të Lilës, Thuram të Borusias Mynshengladbah dhe Rashfordin e Mançester Junajtidit. Minierë talentesh, por Lautaro e mban krahasimin. Dhe ndodhet në maja: për t’u kuptuar, në terma raporti gol/minuta të luajtura, “Demi” ndodhet vetëm pas Haland.

RRITJE – Bravo Milito, që i sugjeroi profilin e Lautaros mikut Zaneti. Bravo edhe Auzilio, që mbylli operacionin me vendosje në dimrin e 2018-ës. Bravo edhe vetë “Demi”, që diti të shfrytëzojë rastet. Pa harruar punën e madhe të Antonio Kontes. Ai trajner që sot për argjentinasin shprehet: “As ai dhe as Lukaku nuk janë produkte të përfunduara”.

Si të thuash: sa të jenë të rinj, kanë mundësi të mëdha rritjeje. Lautaro një vit më parë, në fillim të dhjetorit, kishte grumbulluar, duke mbledhur minutazhet e ndryshme, më pak se pesë ndeshje të plota. Në hierarki vinte pas Ikardit, “skllav” i një moduli që parashikonte vetëm një sulmues. Një mëngjes prilli iu rrëfye mediave: “Ëndrra ime e madhe është të fitoj një kampionat me Interin”. Konte nuk ishte ende trajner i Interit, por raporti mes të dyve ka nisur idealisht atë ditë.

Related posts

NGA FACEBOOKU ME EMRIN TORRES TEK PASAPORTA GREKE/ Keidi Bare rrëfen: Ja pse nuk luajta tek Atletico

Delo.autor

Chelsea/ Merkato e janarit, Luiz dhe Batshuayi të sakrifikuarit e Contes

Q.Autor

RRËFIMI SPECIAL PËR “THE GUARDIAN”/ Ngo: Qëndrova tre sezone por kjo nuk ishte në planin tim, keqardhje që nuk…

Delo.autor

Leave a Comment