Futboll La Liga Sport

KËRKON LARGIMIN NGA REALI/ Bale komenton vërshëllimat e tifozëve, i acaron më shumë me fjalët e tij

Gareth Bale është një ndër lojtarët më të mirë të Real Madrid-it, por dhe një më të urryerit nga tifozët. Uellsiani nuk ka gjetur ende paqe me tifozët dhe vërshëllehet shumë nga mbështetësit spanjoll. Ai nuk ka shfaqur motivimin e njëjtë si për Realin, si për kombëtaren me klubin spanjoll që ka dashur ta shesë.

30-vjeçari është i ndërgjegjshëm që kritikohet shumë dhe tregon se ka mësuar të bashkëjetojë me vërshëllimat e tifozëve. Lojtari ka komentuar situatën në të cilën ndodhet dhe problemet me tifozët. Uellsiani e kupton shumë mirë se nuk është i dëshiruar, por ka mësuar të luajë me presion.

“Bernabeu ë vërshëllen nëse niveli yt nuk është aty ku tifozët presin, i kuptoj ata. Në fillim nuk dija si të kontrolloja, por tani thjesht i lë të vazhdojnë”, – tha Bale shkurtimisht për BtSport.

Related posts

NUK ËSHTË BOLT/ Vjen si blerja më e re, INTERI SURPRIZON me prezantimin e lojtarit

Isa.Autor

88 GOLA ME VLLAZNINË/ Megi Doçi merr në dorë “Këpucën e Artë”

Delo.autor

Mario Balotelli merr shembull nga Escobar!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment