Futboll Shqipëri Sport

“MAGJI” PREJ LEGJENDARI/ Rrahmani i lë të gjithë pa fjalë me “perlën“ e tij (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës dhe Veronës Amir Rrahmani dëshmon se nuk është thjesht një mbrojtës i aftë, por dhe një golashënues vendimtar.

Në shumë sfida deçizive të “Dardanëve” ai ka realizuar gola me peshë, por të shënosh me klas nuk është karakteristikë e qendërmbrojtësve.

Gjatë një seance të fundit stërvitore të skuadrës së Veronës, 25-vjeçari kalon mrekullisht topin pas shokut të skuadrës në stilin “Denis Bergkamp” dhe më pas shënon lehtësisht.

Duke parë golin legjendar të ikonës së futbollit europian Bergkamp kundër Njukasëllit në vitin 2002, Rrahmani i afrohet shumë me “perlën” e tij. Jo më kot, ai u vlerësua këtë vit si njëri prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit italian.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Ronaldo rikthehet në Spanjë, ja “preja” e preferuar

Delo.autor

UEFA CONFERNECE LEAGUE/ Egnatia & Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë

F.autor

SKANDALI/ Serbia ndalon boksierët kosovarë, Shqipëria tërhiqet nga botërori

Delo.autor

Leave a Comment