Futboll Sport

MBYLLEN GRUPET CHAMPIONS/ Premton përballje gjigandësh, ja kur hidhet shorti i fazës së 1/8

Është mbyllur faza e grupeve e Champions League dhe janë përcaktuar 16 skuadrat e kualifikuara më tej. Shorti i fazës së 1/8 që do të hidhet të hënën e 16 dhjetorit në mesditë premton përballje gjigandësh. Në vazon e parë janë ekipet “monstruoze” dhe favorite si PSG, Bayern Mynih, Manchester City,Juventus,Liverpool,Barcelona,Valencia, dhe Lajpcig por edhe në vazon e 2-të janë skuadra “big” si Real Madrid, Atletico Madrid, Napoli, Chelsea, Dortmund, Tottenham apo edhe ekipe si Atalanta dhe Lyon.

Mbrëmë Atalanta bëri historinë duke siguruar kalimin për në 1/8 edhe pse i kishte humbur tre ndeshjet e para në grup. Skuadra e Gjimshitit triumfoi 3-0 në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetsk dhe kalon si e dyta e grupit C. Ndërsa Manchester City nuk fali duke fituar 4-1 në Zagreb ndaj Dinamos.

Me fitore i mbyllën llogaritë në grupin A PSG dhe Real Madrid. Francezët bënë goleadë ndaj Galatasaray në Paris duke triumfuar 5-0 ndërsa Real Madrid me të rinjtë mposhti 3-1 Club Brugge në Belgjikë.
Ndërsa Bayern Mynih ishte perfekt në fazën e grupeve . Bavarezët i fituan të gjashta ndeshjet pasi mbrëmë mposhtën 3-1 Tottenhamin e Mourinhos. Olympiacos shënoi në frymën e fundit për të mposhtur 1-0 Crvena Zvezdën dhe siguron kalimin në Europa League.

Nuk pati surpriza dhe më tej kaloi edhe Atletico Madrid. Djemtë e Simeones mposhtën 2-0 Lokomotivën e Moskës dhe siguruan 1/8 si e dyta e grupit D. Ndërsa Juventusi e mbylli me fitore duke triumfuar në Gjermani 2-0 ndaj Leverkusenit falë golave të Ronaldos e Higuain.

Related posts

FLAKADANË DHE SENDE NË DREJTIM TË POLICISË/ Tifozët e skuadrës gjermane përleshen me forcat e rendit për… (VIDEO)

Delo.autor

Brazil-Meksikë/ Zbuloni ku anon bilanci i përballjeve direkte

Isa.Autor

“NUK ISHTE JETË…”/ Ish-lojtari i Argjentinës rrëfen tmerrin: I kërkova doktorit të më priste këmbët

F.autor

Leave a Comment