Futboll Sport

“MIKU IM MË I MIRË ËSHTË LOJTAR ME NGJYRË”/ “Shpërthen” shoku i Manajt: Po vuaj prej 3 vitesh… (FOTO)

Shoku i skuadrës së Rei Manajt te Albasete, Roman Zozulya përundoi në shënjestrën e tifozëve të Rajo Valekanos, të cilët e quajtën atë nazist. Si pasojë e këtyre thirrjeve raciste, skuadra e Albasetes nuk pranoi të zbriste në fushën e lojës në pjesën e dytë, duke e bojkotuar takimin, për shkak të thirrjeve naziste të tifozëve kundërshtarë.

Zozulya

Në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar, ka folur edhe 30-vjeçari ukrainas, i cili doli sot në një konferencë për shtyp, duke u shprehur:

“Po vuaj prej tre vitesh nga fjalët e njerëzve, por unë jam thjesht një futbollist. Kam krijuar një lëvizje civile vullnetare në vendin tim me qëllimin për të shpëtuar jetë, por kjo kurrë nuk ka pasur lidhje me armët.

zozila

Nuk është krim të ndihmosh Ukrainën. Rajo Vajekano më largoi në vitin 2017 nga ekipi. Sipas tyre isha nazist, diçka totalisht e pavërtetë. Miku im më i mirë është Zheremi Bela, një futbollist me ngjyrë, si mund të jem unë nazist?”- u shpreh sulmuesi ukrainas.

Related posts

FITOI 7 TITUJ RADHAZI ME JUVENTUSIN/ Zvicerani paralajmëron “Topçinjtë” : Dua të luaj më shumë në…

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA/ Kombëtarja luajti pa 11 titullarë ndaj Kazakistanit, ja mungesat…

Delo.autor

E BUJSHME/ Degustator anti-helm, dhurata 90 mln dollarë e Trump dhe jeta e çmendur e pronarit të Monaco

Isa.Autor

Leave a Comment