Futboll Seria A Sport

MOMENTE PANIKU PËR TIFOZËT E ATALANTËS/ Avioni me të cilin udhëtonin bëri ulje të detyrueshme, ja shkaku…

Atalanta do të luajë ditën e nesërme ndaj Shaktar Donjetskut, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të luhet në Ukrainë, dhe ekipi italian pritet të ketë edhe mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh, të cilët kanë udhëtuar nga Italia për të mbështetur ekipin e tyre.

Pikërisht këta të fundit kanë përjetuar momente paniku ditën e sotme, teksa avioni me të cilin po udhëtonin është detyruar të bëjë ulje të detyrueshme. Tifozët pasi mbërritën në Varshavë, morën një linjë tjetër avioni për të udhëtuar drejt Kharkivitm, ku do të zhvillohet edhe ndeshja.

Megjithatë gjatë udhëtimit, avioni është detyruar të bëjë ulje të detyrueshme në një destinacion tjetër, dhe shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira klimaterike. Piloti vendosi të marrë një rrezik të madh, duke u ulur në Kiev pavarësisht mjegullës së madhe, por për fat të mirë nuk kishte ndonjë incident.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Përbindëshi” Ronaldo marrëveshje me Newcastle?

Delo.autor

LUAJTI NË NDESHJEN E DYTË KUALIFIKUESE/ Ramos vërshëllehet në Maltë për 90 minuta, Ja motivi që do iu habisë

Delo.autor

PAGUAN 5 MIJË EURO NATA/ Njihu me vilën luksoze ku po kalon pushimet Messi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment