Futboll Premier League Sport

NUK PO GJEN SHUMË HAPËSIRË TEK CHELSEA/ Flet sulmuesi Pedro: Nëse më kërkojnë “Katalanasit”…

Pedro Rodrigez po gjen shumë pak hapësira te Çelsi këtë sezon dhe për këtë arsye ka filluar të mendojë largimin.

Spanjolli ka bërë vetëm 10 paraqitje këtë sezon me ekipin e Lampardit, dhe në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se dëshiron të transferohet te Barcelona.

32-vjeçari ka folur për largimin nga katalanasit dhe është shprehur se për një rikthim aty do të linte gjithçka. “Nëse më kërkon Barcelona, unë do të lë gjithçka. Herën e fundit kur u përballëm me Barcelonën, kisha një bisedë me trajnerin, por marrëveshja nuk u arrit dhe kjo mundësi dështoi shpejt. PEDRO NEJMAR

Tani unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua dhe të ardhmen time. Kur Nejmar mbërriti te Barcelona, unë nisa të luaja më pak dhe për këtë arsye vendosa të largohem. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Luis Enrike ka qenë gjithmonë i sinqertë me mua.”, u shpreh Pedro.

Related posts

Tifozët përzënë Panuçin nga deklarata live pas humbjes (VIDEO)

Sadik.Autor

LAJM I MIRË/ Kosova vazhdon prurjet e reja, mesfushori i skuadrës holandeze merr “ok” nga FIFA

Delo.autor

ËSHTË MESFUSHORI I KOMBËTARES/ “Gladiatori” Gjasula rrëfen historinë unikale: Për të siguruar para, punoja…

Delo.autor

Leave a Comment