Futboll Seria A Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ GENOAS/ Flet trajneri Conte: Kemi pasur probleme të rëndësishme, por…

Interi mori një fitore të lehtë ndaj Xhenoas, sot në mbasdite. Ekipi i drejtuar nga Konte triumfoi me rezultatin 4-0 dhe trajneri italian, nuk kishte si të mos ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

Fitorja dhe ecuria? “Unë nuk mendoj se duhej të prisnim sot për të thënë se ekipi është rritur në të gjitha aspektet. Nëse në Krishtlindje jemi me 42 pikë, jemi falë punës që po bëjmë dhe më duhet të them falë profesionalizmit të këtyre djemve, të cilët dëshirojnë të rriten. Sot ishte një lojë shumë e mirë, edhe kishim vështirësi dhe mungesat”.

Dhurata për merkato? “Sinqerisht, sot nuk do të doja të shkruaja asnjë letër “Babagjyshit”, sepse do të më mungonte respekti për një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm, të cilët po më japin gjithçka. Kemi pasur probleme të rëndësishme, por në të njëjtën kohë kemi punuar me lojtarët”.

Kryesoni në kampionat? “Në disa mënyra gjithmonë ka qenë pak befasuese. Unë mendoj për vitin e parë te Juventusi ose atë me Çelsin. Edhe atje ishte befasuese. Ne po flasim për një kampionat me trajnerë të shkëlqyer dhe megjithatë . Kemi shumë rrugë dhe ndeshje të vështira për te titulli”.

Related posts

REAL MADRID “MBRETËRON” NË DOHA/ Triumfon ndaj Pachucas në finalen e Kupës Interkontinentale

F.autor

POGBA DHE RAKITIC ME “VALIXHE” NË DUAR/ Ja prapaskenat e bujshme të merkatos së janarit

Delo.autor

MIQËSORJA NDAJ CORNELLAS/ Luan 30 minuta, Aguero gjen golin e parë me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment