Futboll Premier League Sport

POLEMIKAT PËR NË STOLIN E GJERMANISË/ Liverpool vendos të ardhmen e Klopp

Jyrgen Klop është një nga trajnerët më të mirë në botë, teksa diçka të tillë e konfirmojnë edhe sukseset e arritura në karrierë.

Tekniku gjerman solli rilindjen te Liverpuli, pas një periudhe shumë të vështirë që këta të fundit po kalonin. Të kuqtë u rikthyen të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, e cila mungonte prej 2005-ës dhe padyshim merita për këtë ishte e timonierit gjerman, i cili në pak kohë ndërtoi një skuadër shumë të fortë dhe kompetitive.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme, se vitin e ardhshëm ose pas dy vitesh, Klop mund të largohet për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.

Megjithatë këto lajme marrin fund sot, pasi Liverpuli i ka rinovuar kontratën Klopit, për 5 sezone. Gjermani ka rinovuar kontratën, e cila tashmë do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2024.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter “ngec” në Ukrainë, triumfojnë Ajax dhe Haller

Delo.autor

Lugano zyrtarizon mbrojtësin me origjinë nga Kosova, Jetmir Krasniqi

Q.Autor

FITUAN CHAMPIONSIN/ 2 lojtarë do të largohen si kampionë nga Liverpooli

F.autor

Leave a Comment