Futboll Sport

RËNDITJA E VEÇANTË E UEFA-s/ Tirana mbetet “MARKA” e futbollit shqiptar në Europë (FOTO)

Prej vitesh vazhdon të qëndrojë larg emrit të madh, por gjithsesi Tirana mbetet një markë e futbollit shqiptar në Europë. Konfrimimi për këtë vjen nga UEFA. Qeveria europiane e futbollit ka publikuar një klasifikim të veçantë sa I përket ekipeve që kanë marrë më shumë herë pjesë në Champions League, duke nisur nga edicioni i parë i vitit 1955 dhe deri tani. Sipas koefiçentit të përllogaritjes, rezulton që bardheblutë e kryeqytetit të renditen në vendin e 147-të.

Tirana Renditja

Ky është pozicioni më i mirë sa i përket skuadrave shqiptare, ndërsa poshtë Tiranës ka edhe emra të njohur të futbollit në kontinentin e vjetër, si Leicester, Parma, Sampdoria, apo PAOK.

Skenderbeu2

Pasi bëri historinë me pjesmarrjen për herë të parë të një ekipi shqiptar në grupet e Ligës së Europës, Skënderbeu mban vendin e 165-të në këtë renditje të UEFA-s. Poshtë korçarëve në këtë klasifikim qëndron Partizani, që pozicionohet në vendin e 191.

Partizani3

Ndërkohë, me shumë diferenca dhe poshtë në renditje klasifikohen ekipet e tjera të futbollit shqiptar si Vllaznia (273), Dinamo (276), Kukësi (294), Flamurtari (364) dhe Elbasani (404).

Renditja556

Nuk ka supriza në krye të kësaj renditje. Në vendin e parë qëndrojnë rekordmenët e Real Madrid, që ndiqen nga Bayern Munich dhe Barcelona.

Related posts

A JE HOMOSEKSUAL? Ibra i’u përgjigj gazetarit pasi u kap “mat” me Pikenë në parking: Eja në shtëpinë time dhe sille motrën…

F.autor

E PAPËRMBATJSHME PSG/ Pas një asistimi nga nga Mbappe, Neymar nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Nëse largohet Bonucci, ja kush do bëhet kapiteni i ri i Milanit

Isa.Autor

Leave a Comment