Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Milan zhgënjen për 120 vjetor, Juventusi nuk fal në “Allianz Stadium”

Janë mbyllur para pak minutash tre ndeshjet e Serie A, të vlefshme për xhiron e 15-të në këtë kampionat.

Milani ka zhgënjyer në shtëpi për 120 vjetor, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sasuolos. Ekipi i Piolit kishte raste pa fund, por u treguan të pasaktë në finalizim, duke iu dhënë kështu një shije të keqe tifozëve në këtë 120 vjetor të klubit. Me pikën e marrë ditën e sotme, Milani renditet në vendin e 10- me 21 pikë, ndërsa Sasuolo në vendin e 13 me 16 pikë.ronaldo.demiral.juve.2019.20.abbraccio.750x450

Nuk ka falur në shtëpi Juventusi, të cilët kanë mposhtur me rezulatatin 3-1 Udinezen. Ronaldo realizoi dy herë për “Zonjën” në minutat 9’ dhe 37’, ndërsa goli tjetër u shënua nga Bonuçi në fundin e pjesës së parë. Për miqtë realizoi Puseto, por goli i tij nuk kishte shumë vlerë, përveç se për statistikë. Me këtë fitore Juvja ngjitet në vendin e parë me 39 pikë, 1 më shumë se Interi që do ët luajë në darkë me Fiorentinën,ndërsa Udinezja renditet në vendin e 17 me 15 pikë.

Atalanat ka humbur me rezultatin 2-1 ndaj Bolonjës në transfertë. Për vendasit shënuan Palasio dhe Poli, ndërsa për ziklatërit Malinovski. Tashmë ekipi i Gasperinit e shikon veten në vendin e 6 me 28 pikë, ndërsa Bolonja në vendin e 11 me 19 pikë.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Ndryshon mendim para finales së “Euro 2020”, Southgate ka gati surprizën tek skema?

Delo.autor

ANALIZA/ Aksi Kimmich-Gorecka, tani ky Bayern Munich ka tru dhe muskuj

Delo.autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Pas një asist nga Valverde, ylli Benzema ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment