Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ ATALANTAS/ Flet trajneri Piol: Duhet të japim më të mirën dhe…

Milani do ta mbyllë vitin me një transfertë të vështirë si ajo e Bergamos, përballë njërës prej skuadrave më në formë në Itali, Atalantës, ndërsa Pioli e ka recetën se si të tijtë mund t’ia dalin me sukses përballë zikaltërve.

“Atalanta ka ndërtuar një ide loje prej vitesh me Gasperinin, ndërsa ne jemi ende duke punuar për këtë, megjithatë kemi të gjitha mundësitë t’ia dalim në Bergamo. Duhet të japim më të mirën dhe të luajmë si të jetë ndeshje finale, pasi vetëm kështu mund të marrim maksimumin përballë një kundërshtari shumë të fortë”, deklaroi Piolo.

Më pas trajneri i Milanit u pyet edhe për merkaton, por refuzoi të komentojë emrat që lakohen si përforcime të mundshme të kuqezinjve në merkaton e janarit, ndërsa shtoi se e ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do përballojë Atalantën.

“Për momentin është e ndaluar të flasim për merkaton. Duhet të tregojmë respekt maksimal për futbollistët që kemi në organikë dhe kur të jetë koha e merkatos, do mendojmë edhe për të. Formacionin për nesër e kam vendosur, por vetëm në mëngjes do t’ua them lojtarëve. Shpresoj të jetë një e diel e mirë për ne”,tha trajneri i Milanit.

Related posts

AXHENDA E JAVËS 25 NË SUPERIORE/ Takimet luhen në një ditë, ja datat dhe oraret e ndeshjeve

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ U zemërua që nuk debutoi, Kamberi braktis Kombëtaren para ndeshjes me Anglinë

Delo.autor

Nuk do ta besoni/ Guardiola e pranon : “Ndoshta është faji im që… ”

Sadik.Autor

Leave a Comment