Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU NIS GODITJET NË MERKATO/ Korçarët “pikëtojnë” dy futbollistë të Tiranës dhe një të “Demave”, ja emrat

Drejtuesit e Skënderbeu kanë nisur punën për të bërë goditjet e duhura në merkaton e dimrit, në mënyrë që të kënaqnin trajnerin Ilir Daja.eni imami

Korçarë janë duke mbikëqyrur futbollistë, që mund të dalin të lirë nga ekipet ku luajnë aktualisht. Rasti ideal është ai i Dorian Kërçikut, i cili sapo është larguar nga Tirana duke mbyllur bashkëpunimin me bardheblutë.

Për Kërçikun duket se bisedimet janë në rrugën e duhur, por Skënderbeu është duke pritur zhvillimet të reja, për një tjetër mbrojtës të Tiranës. Bëhet fjalë për Eni Imamin, i cili pëlqehet mjaft nga trajneri i Skënderbeut. Korçarët janë duke studiuar me kujdes situatën dhe nëse Imami kërkon të ndryshojë ambient, bardhekuqtë e presin krahë hapur.esin hakaj

Por në rast se kjo tratativë do të dështonte drejtuesit e Skënderbeut janë duke monitoruar një tjetër pistë. Bëhet fjalë për Esin Hakajn e Partizanit, i cili ashtu si Imami, nuk ka pasur shumë minuta gjatë këtij sezoni.

Related posts

As dy muaj në Shqipëri, braziliani ikën me falënderime

Sadik.Autor

LEVANTE-REAL MADRID/ Vinicius Junior titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

18-VJEÇARI NDEZ “EL CLASICO” NË MERKATO/ Real Madridi në garë për shërbimet e talentit të “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment