Futboll Sport

SURPRIZË NË SHTËPINË E BARDHEBLUVE/ Tirana vendos për trajnerin e ri (FOTO)

Në mënyrë befasuese sezoni i Tiranës mori një ndryshim të madh menjëherë pas uljes në stol të Emanuele Egbos. Jo vetëm fitorja në derbi, që padiskutim ishte një festë e madhe, një mallkim që zgjaste prej më shumë se 5 vitesh, por i gjithë rrugëtimi i tij si trajner i parë ishte një histori suksesi. 3 fitore në 3, 6 gola të shënuar, 2 të pësuar, 9 pikë në total që rikthyen bardheblutë në garë me kohë të plotë për titullin kampion.

Egbo

Puna e trajnerit matet gjithnjë me rezultate, rezultate të cilat flasin në favor të Egbos. Jo vetëm pikët por me Egbon në stol, Tirana më në fund gjeti identitetin e humbur prej kohësh, një ekip me shumë zemër, një ekip që zhvillon një futboll burrëror, këtë e konfirmuan edhe në Laç, një ekip që më në fund është i tillë, i bashkuar në funksion të klubit dhe fanellës. Egbo gjithashtu ka ditur të rikthej qetësin në skuadër, ndërsa lëvizjet e tij në formacion kanë rezultuar të gjetura.

Muci

I besoi një fanellë titullari Gentian Muçën ndërsa nuk pati frikë as ti besoj talenteve të akademisë si Muçi e Çelhaga. Egbo e njeh shumë mirë ambientin, është në sinkron me filozofinë e klubit për të promovuar lojtarët e rijë, të gjithë këto faktorë kanë bindur stafin drejtues ti besojnë pankinën deri në fund të sezonit.

Egbo

Burime të sigurta pranë klubit bardheblu konfirmojnë për BalkanWeb se Egbo do të vijoj të jetë trajneri i parë, një zgjedhje që si rrallë herë ka bërë të gjithë bashkë në një mendje. Egbo sëbashku me stafin drejtues do të projektoj merkaton ku nuk parashikohen shumë lëvizje ndërsa fazën përgatitore do ta zhvillojnë në Antalia ku kanë programuar edhe 3 takime miqësore, gjithçka në funksion të qëllimit kryesor, fitimi i titullit kampion në 100 vjetorin e klubit.

Related posts

Deklaratat e OZILIT/ KROOS e godet keq me fjalët e tij për RACIZMIN GJERMAN

Isa.Autor

Ronaldo fenomeni zgjedh 11-shen më të mirë, injoron CR7-ën

Sadik.Autor

THUR ELOZHE PËR MESFUSHORI NE ASTON VILLA-S/ Ferdinand: S’më intereson nëse Pogba largohet nga Manchester United. Ai që dua është…

Delo.autor

Leave a Comment