Futboll Sport

“TË DYJA SKUADRAT JANË…”/ Messi flet për “El Clasicon”: Pres një Real shumë të fortë

Një javë para “El Clasicos” Barcelona-Real Madrid, ndeshje e planifikuar për t’u zhvilluar më 18 dhjetor, Lionel Messi, në një event promovues u shpreh se parashikon një duel shumë të fortë me rivalin e përjetshëm.

“Unë pres një Real Madrid shumë të fortë, sepse ka patur vazhdimësi në javët e fundit. Barça-Madrid apo Madrid-Barça mbeten gjithmonë përplasje të mëdha dhe të veçanta. Nuk ka rëndësi sesi vjen njëra apo tjetra, të dyja skuadrat janë në një moment shumë të mirë”, tha ylli i katalanasve.

Messi u shfaq në një ngjarje të organizuar nga Adidas, ku prezantoi “Topin e Artë” të gjashtë, të fituar vetëm pak kohë më parë.

“Të gjitha çmimet janë të veçanta, të gjitha janë të ndryshme dhe secili ka diçka unike. Ky “Top i Artë” është i veçantë për momentin që po përjetoj, në aspektin personal dhe futbollistik”, u shpreh Messi.

Related posts

DE BOER/ Gabigol ishte arrogant, mendonte se ishte një “supestar”

Isa.Autor

LARGIMI NGA LUFTËTARI/ Dalipi akuzon për ndërhyrje: Nuk më pëlqejnë…

F.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Kimmich realizon një SUPER GOL NDAJ Lokomotiv Moskës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment