Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA KAPITULLON/ Kukësi triumfon në “Selman Stërmasi”

Tirana është mposhtur me përmbuysje 1-3 nga Kukësi në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore, duke u zhytur kështu në një krizë rezultatesh, teksa nuk fiton prej 3 javësh radhazi.

Bardheblutë e Juljan Ahmatajt, e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të realizuar nga Hasani në minutën e 10-të, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për kukësianët të cilët arritën të realizonin plot 3 herë me Shkurtajn, Gavazajn dhe Abazajn. Me triumfin e sotëm, blutë e Duros u ngjitën në vendin e dytë, me diferencë vetëm 1 pikë nga kryesuesit e Partizanit.

 

Kukesi-Tirana

Ndërkohë nga ana tjetër, Tirana ka përfunduar në vendin e 7-të me pikë të barabarta me Teutën e vendit të tetë që do të luajë nesër ndaj Skënderbeut

Related posts

LIVE/ Mbyllet super sfida Manchester United-Tottenham. Rezultati 2-1

Delo.autor

KA EDHE K­ËSHTU/ SUAREZ merr një rol të ri te BARÇA, atë të… BABAIT QORTUES

Isa.Autor

FESTA E FITËR BAJRAMIT/ Nga Armando Sadiku tek Mergim Mavraj, ja urimet e futbollistëve të Kombëtares (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment