Futboll Sport

U SHKARKUA NGA NAPOLI/ Anchelotti udhëton drejt Anglisë, takohet me drejtuesit e klubit të…

Karlo Ançeloti u shkarkua nga stoli i Napolit të martën në mbrëmje, për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat. Tre ditë pas shkarkimit, tekniku italian ka nisur takimet për të vazhduar profesionin e tij në një tjetër skuadër.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Ançeloti ka udhëtuar drejt Anglisë, ku do të ketë një takim me drejtuesit e Evertonit. Këta të fundit shkarkuan para pak ditësh Markos Silvan, dhe po mendojnë që t’ia besojnë Ançelotit drejtimin e ekipit, ndonëse nuk dihet ende nëse italiani do të pranojë.

Megjithatë nuk është vetëm Evertoni që interesohet për teknikun, pasi edhe Arsenali ka shfaqur interes për t’i besuar drejtimin e skuadrës 60-vjeçarit. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, për sa i përket të ardhmes së Ançelotit.

Related posts

TRONDITET BARCELONA/ Manchester United shumë pranë mbrojtësit francez

Sadik.Autor

KLUBI I MANCHESTER UNITED I BËN KONTRATËN E RE/ Trajneri Solskjaer: Duam të shkojmë në finale

Delo.autor

JORDI ALBA U DËMTUA NDAJ DORDMUNDIT/ Ja sa do t’i mungojë Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment