Futboll Kategoria Superiore Sport

U THIRR ME URGJENCË NGA ELBASANI/ Ja prapaskenat e shkarkimit të trajnerit Lerda

Presidenti ka pritur reagimin e trajnerit për situatën e krijuar, por duke mos pasur asnjë shkëndijë, mësohet se Demi ka vendosur të mos presë më. Durimi ishte sosur jo vetëm nga humbja e derbit, por edhe me problematikat e krijuara në të shkuarën.

Lerda Partizani

Ai ka thirrur menjëherë trajnerin, i cili kur ka marrë telefonatën ka qenë në “Elbasan Arena” së bashku me dy djemtë e tij, duke ndjekur takimin Kukësi-Teuta.

franko lerdaa

Gazeta mëson se drejtori Rama nuk ka qenë në dijeni të zhvillimeve që po ndodhnin dhe as i pranishëm në tavolinën e bisedimeve. Fillimisht, trajnerit i është kërkuar që të japë dorëheqjen, për vetë rezultatet dhe situatën që ka krijuar. Mirëpo Lerda nuk e ka pranuar, me pretekstin dhe premtimin se ka akoma për të dhënë dhe për të arritur synimet.

Por presidenti ka vendosur veton duke marrë përsipër edhe faturën financiare, duke i komunikuar italianit që ai nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Pas këtij vendimi, Lerda nuk ka pasur rrugëzgjidhje tjetër dhe është larguar.

Related posts

PARTIZANI NISI SEZONIN ME HUMBJE/ Zbardhet kushti për Trajnerin Lerda në vazhdim

Delo.autor

E BUJSHME/ POBGA pranë largimit nga Man United, drejt kampionatit më të fortë

Isa.Autor

Nisin “firot” te Skënderbeu, mesfushori pranë “divorcit” me korçarët

Sadik.Autor

Leave a Comment