Futboll Premier League Sport

WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer kërkon me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester United do të kërkojë ta ruajë hapin për top katërshe në Premierligë, si nikoqir i Watfordit në ndeshjen e javës së 18-të, e cila zhvillohet sot në orën 15:00.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e viziton Vicarage Road, duke e ditur se një fitore ndaj Watfordit do ta dërgonte në pozitën e pestë, vetëm një pikë larg top katërshes.

United i ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit dhe do të kërkojë t’i kthehet rrugës së fitores pas barazimit me Evertonin javën e kaluar.

Pas plot tre muajsh, në skuadrën e Unitedit rikthehet Paul Pogba, që sot e nis nga stoli.

Watfordi, ndërkohë, është në formë të tmerrshme dhe renditet i fundit në Premierligë.

Kjo skuadër ka vetëm nëntë pikë, nëntë më pak se vendi i 17-të, i fundit që siguron shpëtimin nga rënia prej ligës elitare.

Related posts

I VJEDHIN ORËN NË DHOMËN E ZHVESHJES/ Ish- ylli i Ajaksit: Gjejeni, ose nuk luaj

F.autor

TIRANA-APOLONIA/ Pas 19 minutash lojë, Batha realizon një “PERLË” nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sfida do të luhet në “Air Albania”, “Demat e Kuq” publikojnë çmimet e biletave

Delo.autor

Leave a Comment