Futboll Kategoria Superiore Sport

265 LËVIZJE PËR 400 MIJË DOLLARË/ FIFA publikon shifrat e merkatos në Shqipëri

Hyrje dhe dalje pa fund, transferime ndërkombëtare me përmasa të çuditshme e në fund fitime qesharake.

Ky është bilanci që bën FIFA për merkaton e futbollit shqiptar për vitin 2019.

Në analizën e saj të merkatos botërore, FIFA ka përfshirë edhe Shqipërinë duke monitoruar sistemin e transferimeve ndërkombëtare dhe dalin në pah të dhëna shumë interesante.

Kështu, rezulton që në vitin 2019, kanë qenë 29 klube shqiptare që kanë bërë transferime ndërkombëtare, një shifër tmerrësisht e lartë duke llogaritur se në kampionatin shqiptar janë vetëm 30 klube profesioniste (10 në Superiore dhe 20 në Kategorinë e Parë).

Kjo shënon një rritje me 20.8% në krahasim me një vit më parë ku kishte më pak klube që bënin transferta të tilla.

Kanë qenë 164 lëvizje në hyrje gjatë vitit për klubet shqiptare dhe 101 në dalje, transferime të cilat tregojnë qartësisht se sa shumë paqëndrueshmëri ka sa i përket lëvizjes së futbollistëve në të gjitha nivelet.

Ajo që bie në sy është se për këto hyrje, FIFA përllogarit vetëm 100 mijë dollarë shpenzime të klubeve shqiptare për blerjet, ndërsa për shitjet 400 mijë dollarë fitime.

Me pak fjalë, të 265 lëvizjet në total gjatë vitit kanë sjellë një fitim prej 300 mijë dollarësh në futbollin shqiptar, shifër relativisht e ulët duke pare një fluks të tillë lëvizjesh.

Related posts

Batha sqaron episodin e gjuajtjes së penalltisë: Ja pse nuk ia lashë Çanit

Q.Autor

“BUZËQESH” ALEGRI/ Lojtari kryesor i Lacios humbet ndeshjen ndaj Juventusit

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Blindohet Madridi, të gatshme edhe armët për dronë

Delo.autor

Leave a Comment