Futboll Seria A Sport

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Ndërron jetë legjenda e Juventusit dhe e kombëtares italiane

Një lajm i trishtë për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme, teksa legjenda e Juventusit dhe Italisë, Pietro Anastasi ka ndërruar jetë.

Anastasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitit 2018 dhe orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Ai shpërtheu me Juventusin dhe Italinë rreth viteve 70’, ku ishte edhe kulmi i karrierës së tij, duke treguar paraqitje të shkëlqyera.

Në 1976 Anastasi u shkëmbye me Boninsengan e Interit, një transferim ky që bëri bujë asokohe. Megjithatë ai nuk kishte të njëjtin sukses te Interi ashtu siç kishte te Juventusi. Me bardhezinjtë fitoi 3 kampionate, dhe në 68’, fitonte Europianin me Italinë.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Spanjë-Francë. Rezultati 1-2

Delo.autor

“PO FLASIM PËR NJË TRAJNER TË NIVELIT TË LARTË”/ Mesfushori Kroos: Lopetegui pati një moment të ndyrë në…

Delo.autor

“AI ËSHTË NUMRI NJË”/ Haaland zgjedh më të mirin e vitit 2021 mes Lewandowski dhe Messit

Delo.autor

Leave a Comment