Futboll Kategoria Superiore Sport

“E RËNDËSISHME ËSHTË TË RUAJMË RITMIN”/ Trajneri Egbo: Test për të matur sa të

Tirana u mund në miqësoren e parë në Antalia përballë Alaniasporit. Pas përfundimit të takimit, trajneri Emanuel Egbo u shpreh i kënaqur nga loja që skuadra zhvilloi, pavarësisht rezultatit. Sipas Egbosë, kjo ishte ndeshja e parë pas tri seancave stërvitore, duke marrë sinjale pozitive nga gjendja fizike e skuadrës.

“Ishte ndeshja jonë e parë miqësore dhe në të vërtetë jam i kënaqur nga ajo çka djemtë dhanë në fushën e lojës. Pavarësisht se rezultati nuk ishte në favorin tonë, sot (dje) aktivizuam një pjesë të mirë të futbollistëve që kemi në dispozicion. Disa lojtarë luajtën 90 minuta, por të tjerë u zëvendësuan për të ruajtur ndonjë dëmtim të mundshëm, mirëpo edhe nga ata mora sinjale pozitive. Në përgjithësi ishte një test pozitiv dhe ekipi u shpreh mirë në fushën e lojës, duke treguar ritëm dhe me kalimin e minutave fituam edhe besim. Sigurisht që është vetëm fillimi dhe pres akoma më tepër nga skuadra, pasi Alaniaspori nuk është kundërshtari ynë në kampionat, por është një test i mirë për të matur forcat tona. Do të vazhdojmë të punojmë fort, pasi kushtet janë të mira, klima është e duhura dhe në program kemi edhe dy ndeshje të tjera për të luajtur këtu në Antalia. E rëndësishme është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë së bashku aty ku ne e mbyllëm vitin 2019”, u shpreh trajneri Emanuel Egbo.

Related posts

KAPITULLI I DYTË “ÇËSHTJA E YLLIT”/ “Dashuria” e sajuar e Icardit për Interin, ja dy mosveprimet

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Pistë e “nxehtë”, Juventusi në sulm total për yllin e Romës

Delo.autor

SERIE A 2021-2022/ Ja kush e fiton titullin dhe kush bie nga kategoria…

Delo.autor

Leave a Comment