Futboll Seria A Sport

FABIO BORINI DREJT LARGIMIT NGA MILAN/ Ja dy skuadrat që kërkojnë kalimin e 28-vjeçarit…

Fabio Borini do të largohet nga Milani në merkaton e janarit dhe duket se do të ketë një derbi për shërbimet e tij.

Siç raporton “Corriere Della Sera”, Xhenoa dhe Sampdoria janë vënë në ndjekje të tij. 28-vjeçari, i cili është pjesë e Milanit, dy sezonet e fundit, do të largohet përfundimisht nga “Djalli” dhe Xhenoa duket më e avantazhuar për të firmosur me lojtarin.

Këtë sezon Borini ka luajtur vetëm dy ndeshje çka tregon qartë që lojtari nuk është aspak në planet e trajnerit Pioli.

Mbetet të shihet tashmë se cila nga dy skuadrat, do të arrijë të transferojë lojtarin italian.

Related posts

“SHQIPËRIA KOMPAKTE”/ Trajneri Soza elozhe kuqezinjve: Do të jetë sfidë e fortë

Delo.autor

KONTRATË DERI NË VITIN 2028/ Rapidi i Bukureshtit zyrtarizon lojtarin shqiptar

F.autor

I “DASHURUAR” PAS ROMËS/ Jose Mourinho premton besnikëri: Nuk lëviz 100%

F.autor

Leave a Comment