Futboll Seria A Sport

“GATTUSO U NËNVLERËSUA TEK MILAN”/ Flet Conte: Ndaj Napolit pritet një ndeshje…

Interi do të përballet me Napolin ditën e nesërme në transfertë, një ndeshje që nuk pritet të jetë e lehtë për zikaltërit.

Në prag të kësaj sfide, në konferencë për shtyp ka dalë tekniku Konte, i cili ka velrësuar maksimalisht kundërshtarin dhe thotë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

“Ekipi është kthyer nga pushimi me frymën e duhur. Ndaj Napolit pres një ndeshje të vështirë, pasi janë një skuadër e shkëlqyer. Ata drejtohen nga Gatuzo tani dhe në duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Xhenaro ka një grintë të madhe, ai është në gjendje të transferojë te lojtarët gjëra të mëdha.

Tek ai unë shoh pasionin e madh që ka për futbollin. Ai e ka ndërtuar vetë gjithçka me duart e tij, që nga Lega Pro, ashtu si unë. Te Napoli i kanë besuar për atë që tregoi te Milani, për mendimin tim ai u nënvlerësua te kuqezinjtë dhe kjo po shihet këtë vit. Ai e meriton të drejtojë një ekip të tillë, i uroj më të mirën, pas Interit.

Unë jam i interesuar të ndërtoj diçka pozitive me ekipin, duke pasur parasysh edhe vështirësitë. Ne vetëm duhet të mendojmë të rritemi. Përqindja për të fituar titullin nuk do të thotë gjë, në po fitojmë besueshmëri dhe duhet të vazhdojmë të tregojmë stabilitet. Në vitet e fundit ka pasur një hendek të madh, mes ndjekësve dhe atyre që fitojnë titullin, nuk mund të fshish gjithçka me shkop magjik.

Vidal? Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të tjerë. Pas 6 muajve këtu, kemi bërë vlerësimet tona së bashku me drejtuesit, klubi e di se çfarë duhet të bëjë, unë e vlerësoj shumë atë që kanë bërë për mua.“, u shpreh Konte.

Related posts

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ GJERMANIA PËR TURP: Por Lëv kërkon kohë: Bëni durim, janë të…

Isa.Autor

JOTA MUND T’I “VJEDHË” VENDIN SHOKUT TË SKUADRËS/ Klopp: Bota është me të vërtetë një vend i shëmtuar

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter arrin akordin me Christian Eriksen, ja kur do të kryje testet mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment