Futboll Shqipëri Sport

“I PALUMTUR TEK ARSENAL?” Taulanti flet për të ardhmen e Granit Xhakës

Granit Xhaka po pret të mësojë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij, duke qenë se gjithçka ka marrë një ndryshim të menjëhershëm. Pak kohë më parë u zgjodh kapiten dhe një ndeshje e ktheu menjëherë në të padëshiruarin e skuadrës dhe mori vërshëllima të shumta nga tifozeria duke iu hequr edhe shiriti i kapitenit.

Në lidhje me të ardhmen e Granitit, ka folur vetë Taulant Xhaka. vëllai i futbollistit të Arsenalit u shpreh se do të qëndrojë në skuadrën angleze, duke shtuar se ndihet shumë i lumtur aty ku është. Ai hodhi poshtë hipotezën për një kalim të mundshëm te Hertha.

“Nuk e di nëse Hertha ishte një opsion konkret për Herthën, por kam folur me të dhe më ka thënë se Bundesliga është një kampionat që e tërheq shumë por kërkon të qëndrojë në Premier Ligë. Ai ndihet shumë rehat me trajnerin e ri, Mikel Arteta.

Graniti do të fitojë zemrat e tifozëve sërish dhe jam i bindur. Ai ka luajtur më parë dhe ka treguar paraqitje pozitive për të cilat tifozët e kanë duartrokitur. Trajneri është shumë i kënaqur me të”, u shpreh Taulanti.

Related posts

REALIZOI 367 GOLA NË 665 NDESHJE/ Ish-sulmuesi i Milanit tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare, ja emri…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME FLAMURTARIN/ Trajneri Devolli: Kishim një “mal” për të ngjitur, më pëlqeu…

Delo.autor

Përballja ndaj Bolonjës, Gattuso kërcënoi lojtarët e Milanit: Do t’ju shkatërroj të gjithëve!

Q.Autor

Leave a Comment