Futboll Seria A Sport

“IBRA LARGOHET I FUNDIT NGA STËRVITJA”/ Flet trajneri Piol: Kemi cilësitë që të ndryshojmë…

Milani do të presë nesër në shtëpi Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë trajneri Pioli, i cili ka folur me superlativa për ardhjen e Ibrahimoviçit, dhe ka konfirmuar se klubi është në kërkim të një mbrojtësi.

“Ndryshimi me ardhjen e Ibrës në ekip është i dukshëm. Unë e pëlqej shumë atë, e njihja atë si kundërshtar, është një profesionist i vërtetë, madje edhe sot ai ishte lojtari i fundit që u largua nga stërvitja. Ibra është i gatshëm dhe nesër do të ketë mundësinë të luaj por mos të harrojmë se ndeshjen e fundit e ka luajtur dy muaj më parë.

Humbja ne Bergamo është një plagë e hapur ende, por nuk duhet te mendojmë se Ibrahimoviç do të zgjidhë problemet tona. Asnjë prej nesh të mos mendojë se një lojtar i vetëm mund ta fitojë ndeshjen.

Ibra-Piontek bashkë në formacion? Të gjithë mund të luajnë së bashku, e rëndësishme është të kemi ekuilibër në skuadër, dhe të krijojmë më shumë raste për shënim se kundërshtari. Ne duhet të lëvizim mirë në fushë, i kemi cilësitë që të ndryshojmë rolet në fushë.

Unë mendoj se drejtuesit po punojnë për të afruar një mbrojtës. Merkato e janarit nuk të jep shumë mundësi, por nëse ka një mundësi për të përmirësuar skuadrën, atëherë ne do ta bëjmë.”, u shpreh Pioli.

News-CS-Pioli-Milan-SPAL-30.10.2019

Related posts

JUVENTUS-PARMA/ “Miqtë” shkurtojnë përsëri avantazhin, shënon Gervinho

Delo.autor

MERKATO PA FRENA/ Atletico Madrid përforcohet me një KAMPION BOTE…

Isa.Autor

NUK KA GOLA NË “SELMAN STËRMASI”/ Emocione dhe “luftë” në mesfushë, Tirana e “Durrsakët” kapin kreun

Delo.autor

Leave a Comment