Ekskluzive Futboll Seria A Sport

KA DITËLINDJEN/ Ja urimi që merr Marchisio nga Juventus dhe UEFA (FOTO+VIDEO)

Claudio Marchisio feston sot ditëlindjen e tij. Ish mesfushori i Juventusit, i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdo, mbush 34 vjeç.

Me “Bardhezinjtë”, Marchisio ka fituar shtatë tituj në kampionat, katër herë Kupën e Italisë, tre herë Superkupën e Italisë dhe një kampionat në Serie B, duke lënë një kujtim fantastik për tifozët e Juventus dhe duke hyrë në historinë e klubit si një nga simbolet e Juventus.

Juventus i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale ish-lojtarit të ekipit për dëshirat e ditëlindjes së tij:”Sot është ditëlindja e Claudio Marchisio. 34 qirinj në tortë. Gëzuar ditëlindjen “Principino”, përfundon urimi në profilin zyrtar të Zonjës së Vjetër në Twitter.

Ditëlindja Marchisio, urimi nga UEFA

UEFA, gjithashtu, ka vendosur t’i bëjë urim për ditëlindje ish-mesfushorit të Juventusit me një postim në Twitter. Në fakt, një video e Marchisio u publikua në profilin zyrtar të Ligës së Kampionëve, duke shënuar në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Champions League në fushën e Celtic në sezonin 2012-13, me mesazhin: “Për tifozët e Juventus, ai është thjesht “Principino”. Gëzuar ditëlindjen Claudio Marchisio”.

AlpeSport.al

Related posts

KRIZA NË FUTBOLL PREJ KORONAVIRUSIT/ 14 miliardë dollarë humbje, FIFA jep alarmin

Delo.autor

SFIDA HISTORIKE SEVILLA-SALZBURG/ Ja rekordet unike që u vendosen nga ylli i ri i Gjermanisë dhe penalltitë

Delo.autor

INTERI NDAL MISIONIN PERISIC/ Arsenali kërkon të shpenzojë për një sulmues nga La Liga

Delo.autor

Leave a Comment