Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Juventus mposht Romën dhe siguron gjysmëfinalen

Juventus ka triumfuar 3-1 ndaj Romës pa shumë lodhje, ku i kanë mjaftuar vetëm 45 minutat e para për të siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Serinë e golave e hapi i zakonshmi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në një diagonale perfekte në minutën e 26-të.

Bentacur dyfishoi në minutën e 38-të, ndërsa 9 minuta më vonë kishte vend edhe për golin e Leonardo Bonuçit, i cili çoi shifrat në 3-0. Në pjesën e dytë, Roma provoi të zgjohej, teksa shkurtoi diferencën me një supergol të Under në minutën e 50-të. Gjithsesi, vetëm aq, pasi Juventus administroi mjaft mirë deri në fund.

Kështu, bardhezinjtë sigurojnë kalimin në gjysmëfinale, ku presin Milanin ose Torinon, me dy ekipet që do të përballen në “San Siro” javën e ardhshme.

Related posts

LIVERPOOL MË I DOBËT NË 100 VITE/ Disfata ndaj Everton, trajneri Klopp bën sherr me ndihmësin e Ancelotti-t

Delo.autor

E BUJSHME/ I përfolur prej kohësh për një largim nga Milan, Donnarumma vendos për të ardhmen

Delo.autor

RUSI 2018/ Mesfushori i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë kundër Zvicrës

Sadik.Autor

Leave a Comment